Edhe në 24 orët e fundit Kosova nuk ka shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e coronavirusit, ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 69 pacientë.
“Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19. Bashkë mund t’ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Discussion about this post