Dje, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur, pa paralajmërim.
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryeministri Avdullah Hoti.
Burimet të medias brenda kryesisë së LDK-së kanë thënë se mbledhja e djeshme ishte thirrur për diskutim të disa temave, por është diskutuar edhe zgjerimi i koalicionit qeverisës.
Në takim sipas burimeve është diskutuar edhe kriza brenda koalicionit dhe mënyra se si të tejkalohen pengesat për kalimin e ligjeve në Kuvend.
Megjithatë sipas disa mediave tjera, LDK i ofron PDK-së dy ministri dhe presidentin.
Discussion about this post