Deputetët e Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit të ardhshëm do të sfidohen në votimin e presidentit të vendit.Derisa të parit të shtetit, Hashim Thaçi i kanë mbetur edhe disa muaj mandat, Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës politikë konsiderojnë se Thaçi do të synojë edhe një mandat tjetër pesëvjeçar me votat e LDK-së dhe partive të tjera parlamentare.
Por këtë e mohojnë nga partia e Isa Mustafës.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se kanë informacione se LDK-ja si shpagim për mundësinë e formimit të qeverisë, mund të votojë Thaçin sërish për president.“Kam dëgjuar edhe një rrezik që mund të ndodh, që ne do të angazhohemi që kjo mos të ndodh. Presidenti Thaçi të ketë edhe një mandat. Kjo të ishte fatkeqësi e madhe për Kosovën dhe për interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë ajo.Por kategorik kundër kësaj u shpreh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai thotë se nuk kanë asnjë marrëveshje me Thaçin për një gjë të tillë, derisa shton se dështimi i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e presidentit do të qojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Zotëri Thaçi e ka një mandat të fituar që ne në një marrëveshje ia kemi dhënë besimin. Ai nuk ka marrëveshje me ne, partia e tij nuk ka marrëveshje me ne…14 Shkurti është afër, mos zgjedhja e presidentit, apo dështimi i Kuvendit, Kosova shkon në zgjedhje edhe ashtu. Po flasim për një periudhë kohore të shkurtër”, thotë ai.
Discussion about this post