Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj sonte në Rubikon ka thënë se Qeveria Kurti po del më e korruptuara deri më tani, duke qenë se rehatoi militintët e vet më shpejt se çdokush tjetër, transmeton Periskopi.
Haradinaj ka thënë se mezi ka pritur që ta rrëzojë Kurtin nga qeverisja.
‘’Qeveria Kurti, më e korruptuara deri tani. Smundet VV që i ka 30 deputetë, me i detyru 80 të tjerë të shkojnë në zgjedhje. Janë tregu jo serioz në shumë procese’’
‘’Kam shpresu që do të bëjnë ndryshim VV’ja. Jo që kryetari i Qeverisë bën qasje të tillë’’
‘’Mashtrimi i Kurtit është i vërejtshëm dhe u kuptu nga njerëzit. VV nuk është shpresa. E kam prit me gëzim me e rrëzu Kurtin Me kënaqësi kam votu përr rrëzim’’./PERISKOPI/
Discussion about this post