Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka komentuar fjalorin siç ka thënë ai ‘banal’ të presidentit të vendit.
Sipas tij, kryeminstri Kurti i ka hequr masken Thaçit.
“Albin Kurti me përkrahjen masive popullore, me nivelin e lartë moral e njerëzor (për intelektual nuk ka as çfarë komentohet), patriotik e qytetarë po ja çjerrë maskën për cdo ditë. Po e bënë të duket saktësisht çfare është: i mjerë, i pa dinjitet, i pa skrupulltë, i ligë, qyqarë”, ka shkruar mes tjerash ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Albin Kurti e ka kompleksu. Ja ka nxjerrë jashtë llumin që i vjen nga mungesa e kulturës elementare njerëzore, kulturore e intelektuale që me vite, e kishte fshehur.
E ka mposhtur Albini duke marrë numër rekord të votave si askush tjetër që prej 2007 kur për herë të parë qytetarët kanë votuar edhe për liderë politik. E ka mposhtur madje, edhe në raport me garën kur ky konkuronte me parullen e gënjeshtërt të “shpallësit të pavarësisë”, duke vepruar siç ka bërë gjithmonë: të vjedhë meritat, punën, djersën e atributet e të tjerëve. Albini më 2019, ka më shumë vota se kreu i PANL’ave më 2007, 2010 dhe 2014.
E ka mposhtur me betejë morale. Duke sjellë në politikë të kundërtën e moralit të tij. Duke mos pranuar që të përgjigjet me mjetet e tij. Duke mos gënjyer, mashtruar e tregtuar me interesa të shtetit e të popullit, sic bënte ky në gjithë jetën e tij politike. E ka mposhtur duke i sjellë politikës etikën, idealin e shërbimit ndaj popullit e duke e kthyer politikën nga mjet pasurimi për vetën në mjet shërbimi e realizimi të ëndrrave të të rinjëve e qytetarëve të vendit, pa dallim.
Ndjehet keq. Shanë me fjalorë banal të pa pranueshëm madje edhe për familjet tona ndërkohë është President i Republikës. Nuk po mund ta fshehë më zellin e të qenurit kreu i krimit të organizuar politik, e shantazhuesi i institucioneve të shtetit. Albin Kurti me përkrahjen masive popullore, me nivelin e lartë moral e njerëzor (për intelektual nuk ka as çfarë komentohet), patriotik e qytetarë po ja çjerrë maskën për cdo ditë. Po e bënë të duket saktësisht çfare është: i mjerë, i pa dinjitet, i pa skrupulltë, i ligë, qyqarë.
Gjithë atë energji që ka dështuar ta orientojë në mësim mbi kulturën njerëzore, traditën, dinjitetin, intelektin e dijen për të qenë qytetar normal i një vendi të lirë, pse jo edhe të angazhohej politikisht, ai e ka orientuar në ligësi, tradhëti, djallëzi, gënjeshtër e pa skrupullësi.
Hashim, të kemi nxjerrë para popullit cfarë je. Po të shohin. Po t’i dinë të ligat, qofsh me shëndet e të shohësh se ky popull nuk ka për ta falur për dëmet që ja ke bërë. Do ta përjetosh votimin dërrmues për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme. Atëherë të urojmë të gjesh forcë e të mos të dridhet zëri si mjeran. Ti e di, ne nuk rritemi në përkrahje popullore. Ne thjesht dyfishohemi. Siç duket është ligj i marrëdhënieve politike shoqërore që kur shoqëria dëshiron të ndahet nga një e keqe, atëherë nuk mjafton fituesi relativ. Duhet fitore absolute dhe ju na keni dhënë gjithë arsyet e mundshme që bashkë me popullin ta kurorëzojmë 51%’shin
Sonte ishe agresiv ju ktheve vitit 2000 president, ashtu çfarë në faktë je origjinal.
Shihemi nē zgjedhje!
Discussion about this post