Në internet është shpërndarë një video që tregon se si po paketohen telefonat e mençur ‘iPhone’, kinse janë të ri dhe të pa hapur fare, shkruan Gazeta Metro.
Teknologjia e telekomunikacionit ka përparuar shumë këtë dekadë saqë ka bërë që kompanitë kryesore iPhone dhe Samsung të nxjerrin çdo 6 muaj nga një model të ri.
Këta dy gjigantë të telefonave bëjnë ‘gara’ se kush vendos në treg modelet më të mira dhe kush shet më shumë prej tyre.
Për një pjesë të njerëzve ‘iPhone’ është telefoni më i preferuar, pasi që është më i thjeshtë për përdorim dhe është më i mirë në pamje.
Shumë njerëz paguajnë deri mbi 1 mijë euro që të kenë telefonin më të ri të ‘iPhone’. Por shpesh këta telefona shiten edhe të përdorur e me çmime jo të volitshme apo edhe me çmime që nuk janë të përshtatshëm në treg.
Një video ka treguar se si paketohen telefonat e ‘iPhone’ në paketime të mbyllura kinse janë të ri dhe që shiten me çmime të larta.
Një fenomen i tillë është vërejtur edhe në Kosovë, derisa shpesh ka pasur edhe ankesa nga qytetarët që kanë blerë ‘iPhone’ apo edhe telefona të tjerë në mobilshopa të ndryshëm.
Për të shikuar se a është telefoni origjinal dhe i pa hapur më parë nga paketa, mund ta shikoni duke ndjekur këto hapa më poshtë:
Fillimisht shkoni te ‘Settings’ në ‘iPhone’ tuaj. Më pas tek ‘General’, derisa në hapin tjetër klikoni ‘About’.
Shikoni te ‘Model’, dhe lexoni shkronjat e numrat që janë të shënuar aty, derisa shkronja e parë tregon se në cilën gjendje është telefoni juaj.
M – Pajisja e re, që do të thotë se pajisja është blerë e re
F – Pajisja e rinovuar, që do të thotë se pajisja ka qenë përmes procesit të rinovimit
N – Pajisja e zëvendësimit, që do të thotë se pajisja e blerë fillimisht është zëvendësuar nga ky model me gjasë për shkak të një kërkese shërbimi
P – Pajisja e personalizuar me gdhendje, që do të thotë se pajisja është përshtatur me një gdhendje gjatë blerjes. /gazetametro.net
Discussion about this post