Në rrjetet sociale kohëve të fundit janë shtuar rastet e kërcënimeve sidomos ndaj politikanëve.
Këto fyerje e sharje po ndodhin për arsye politike, gjë e cila ka bërë që të ndodhë “kontaminim” i komunikimit publik, thotë për Ekonomia Online, profesori universitar Milazim Krasniqi.
Sipas tij, qytetarët të cilët kanë pasur shumë shpresa në Qeverinë e re, por që janë zhgënjyer dhe dëshpërimi iu ka shndërruar në urrejtje.
“Në Kosovë ka ndodhur një kontaminim i komunikimit publik, ka shumë fyerje, sharje. Kjo ka ndodhur për arsye politike, një pjesë e njerëzve që kanë pasur ëndrra me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje se do të punësohen e do të avancohen janë të zhgënjyer dhe dëshpërimi iu ka shndërruar në urrejtje. Është naivitet politik sepse në krejt botën normale demokratike qeveritë vijnë dhe shkojnë”, u shpreh Krasniqi.
Ata që po fyerjen në rrjetet sociale, Krasniqi i quajti njerëz me vlera të ulëta arsimore e morale.
“Janë kategori e njerëzve me nivel të ulët arsimor e moral. Që nuk janë realizua dhe fajin për dështimet e veta janë të prira për t’ia lënë të tjerëve. Në aspektin social janë çrrënjos prej mënyrë normale të jetesës. Të rinjtë që nuk donë me jetua në katund e mos me u marrë me bujqësi, dëshirojnë të punojnë në zyre. Kjo krejt është shndërruar një piskame”, tha ai.
Mes tjerash, Krasniqi kërkoi nga Gjykata dhe Prokuroria të jenë aktive, duke shtuar se ata duhet të dënohen sipas Kodit Penal deri më pesë vjet burg.
Sipas Krasniqit, ky dënim do të jetë mënyra e vetme që të ndalet kjo urrejtje, që siç tha ai janë të nxitura e të parapaguara
“Në ShBA njerëzit nisen penalisht në bazë kërcënimeve, arrestohen para se me krye veprën vetëm në bazë të asaj që kanë deklaruar. Prokuroria duhet të jetë me aktive në mënyrë absolute dhe Gjykatat me efikase. Njerëzit duhet me u dënuar me procedurë të përshpejtuar në bazë të kodit penal deri me 5 vjet burg”.
“Nëse kjo do të ndodhë, do të ndalej sepse përndryshe kjo nuk ka ilaçe, sepse këta njerëz janë shfrenuar totalisht. Këta njerëz nuk kanë moral e kulturë kombëtare. Lëvizja Vetëvendosje i nxitë këto grupe që njerëzit janë të parapaguar për të sharë”, ka thënë Krasniqi.
Discussion about this post