Pas deklaratave që sot dha kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku ndër të tjera pyeti qytetarët se “Në cilën anë je ti?”, ka reaguar ish këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.
Ai i ka kthyer përgjigje Kurtit duke thënë se si pyet një kryeministër kësisoj në kohë demokracie, raporton Gazeta Blic.“Albin, jam kundër regjimit tand! Meqë pyete”, ka shkruar Matoshi.
Reagimi i plotë:“Në cilën anë je ti?” – po i pyet Kryeministri qytetarët në kohë paqeje e demokracie!?– Albin, jam kundër regjimit tand! Meqë pyete.
Ndryshe, kryeministri në detyrë përmes një reagimi në Fabook ka goditur partitë tjera.
Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Kurtit:Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu.
Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?
Discussion about this post