PDK-ja është pajtuar që t’i jap votat për Ramush Haradinajn si president i ri i vendit.
Kështu kanë thënë burime të gazetës “Bota sot”, ku të njëjtat kanë treguar se AAK-ja do të tërhiqet nga qeveria.
PDK-ja do t’i marrë disa ministri, duke përfshirë të gjitha ministritë dhe postet e AAK-së dhe NISMA-së.
Sipas burimeve, partia e Fatmir Limajt do të jetë humbëse në këtë pazar politik, ku nuk do të ketë asnjë post.
Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, do të ndodh në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, nëse më herët nuk i konfirmohet aktakuza nga Specialja presidentit aktual, Hashim Thaçit.
Discussion about this post