Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “Debat në RTK” duke folur për zgjedhjet në Komunën e Podujevës, pas caktimit të datës nga Presidenti, ka thënë se pret plotësisht që LDK t’i fitoj zgjedhjet.
Kjo sepse siç tha ai, kandidati i tyre i plotëson të gjitha kushtet.“Kandidati i LDK-së e ka besimin e qytetarëve, është njeri i besueshëm në relacion me qytetarët, jo vetëm të Podujevës edhe më gjerë.
Ju e dini që Presidenca e ka lënë si mundësi që në bazë të vlerësime të IKSHPK-së se si do të mbahen zgjedhjet në rast të shtimit të rasteve, por tani për tani ne duhet të bëhemi gati dhe të marrin komunën e Podujevës”, ka thënë Mustafa.
Discussion about this post