Ndodhemi në ditët e fundit të këtij muaji, në ditët në të cilat emri më i lakuar ndër mediet, por edhe tek qytetarët është Gjykata Kushtetuese. Jo më
Ndodhemi në ditët e fundit të këtij muaji, në ditët në të cilat emri më i lakuar ndër mediet, por edhe tek qytetarët është Gjykata Kushtetuese. Jo më kot lakohet emri i Gjykatës, ngase pritet që kjo Gjykatë së shpejti të jep edhe vendimin e saj lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për dhënien e mandatarit z.Avdullah Hoti për të formuar qeverinë e re.
Ka shumë mundësi të ndryshme që Gjykatat të veproj, ajo mund edhe më tutje të shtyjë dhënien e vendimit, apo mund të jep vendim në favor të njërës palë, apo ta rikthej nga fillimi procedurën e ndjekur nga presidenti, pra s’janë shumë alternativa në tavolinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pasojë e vakumit që ekziston në Kushtetutë, duke i dhënë mundësinë secilit të interpretojë atë sipas interesave të tija. Aty është dashur të saktësohet qartë se në rast të mocionit të mosbesimit të shkohet në zgjedhje, apo t’i njihet e drejta partisë së dytë fituese të drejtën për të formuar qeverinë. Mungesa e saktësisë ka krijuar këtë tollovi, e cila edhe më shumë do mjegullohet pas 29 majit të këtij muaji. Vend sikur është në një qetësi përpara një betejë, qetësi përpara stuhisë. Të gjithë deputete deri tani, pa përjashtim, asnjëherë nuk e ka ngritur asnjëherë këtë shqetësim, në mënyrë që të rishikohet Kushtetuta dhe të ndryshohet, ndryshe do na përcjell në vazhdimësi kjo paqartësi.
Discussion about this post