Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me aktakuzat e Gjykatës Speciale.
Haradinaj ka thënë se beson në luftën e pastër të UÇK-së dhe shpreson që të mos konfirmohen këto aktakuza.“Mendoj se Kosova çdoherë ka qenë me drejtësinë dhe me ligjin, ne bosojmë në drejtësi, drejtësia e ka vërtetu luftën e drejtë të UÇK-së në të gjitha situatat dhe ne besojmë edhe në këtë rast, dhe shpresojmë se nuk do të ketë konfirmim të aktakuzave”
Tutje Haradinaj foli edhe për postin e presidentit.“Nuk e kam përgjigjen për këtë temë aktualisht, në të ardhmen do ta vërtetojmë bashkë se si shkojnë këto procese. Por e rëndësishme është që Kosova të ruajë qëndrueshmërinë e vet” tha Haradinaj raporton Gazeta Blic.
Discussion about this post