Deputetja e PDK-së përmes një meseleje, ka tallur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.Ajo ka shkruar se Kurti vetëm atëherë kur është në rrugë është vetëvetja, raporton Gazeta Blic.“Albini veç kur del në rrugë është vetvetja, se ka merak si knus me qit gjyksin edhe me shà e me shkatërru gjithçka qe nuk e ka ba vet”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
Nje plak, që ishte ulur afër oxhakut, i thotë Albin Kurtit: – Albin, hajde ulu këtu, afër meje.
– Po nuk i takon Albinit me u ul kryevendi, – i thotë njëri.
– E di, që nuk i takon, por po i them me u ul këtu nalt, se po rrin me do njerëz, e nashta ka ndi naj sen e na tregon, – u thotë plaku i mençur.
– Po le të flasë prej qaty, ku asht ul, – i thonë të pranishmit. – Jo, Albini nuk flet prej atje, se e ka tabiatin e KNUSIT, pa hip nalt, nuk këndon, – u thotë plaku.
Çka deshta me thane:
Albini veç kur del në rrugë është vetvetja, se ka merak si knus me qit gjyksin edhe me shà e me shkatërru gjithçka qe nuk e ka ba vet.
P.S. Meselja është e modifikuar
Discussion about this post