Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për postin e presidentit, se kujt duhet ti takojë ai.
Mustafa është shprehur se LDK ka kryeministrin dhe nuk ka pretendime për president, shkruan Insajderi.
“Për zgjedhjen e Presidentit po flitet para kohe. Presidenti është në zyrë me autoritet kushtetues. Kur t’i vjen koha do të provojmë të gjejmë një pajtim për një kandidat. LDK tani ka Kryeministrin dhe nuk pretendon edhe pozitën e Presidentit. Shpresoj se do të gjendet zgjidhja, sepse ndryshe shkojmë në zgjedhe të përgjithshme, të cilat nuk na garantojnë se pas tyre kemi zgjidhje për President, kushdo qoftë ai”, ka thënë Mustafa për Express, përcjell Insajderi.
Theksojmë se, kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) për postin e presidentit është parë si e padrejtë dhe e panevojshme nga partneri i saj qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK). Derisa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur se kërkesa e tij për president është legjitime dhe se ka ardhur koha që ai ta posedojë këtë post./Insajderi.org
Discussion about this post