Profesori universitar, Milazim Krasniqi, në një postim ka thënë se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, se do të mbahet mend gjatë, shkruan IndeksOnline.
Sipas Krasniqit, ministri do të kujtohet për shkak të konferencave të shpeshta, karantinës e për numrat e letërnjoftimit.
Por në bazë të profesorit, Vitia do të i bie në mend edhe për shkak të një fotoje ku i përkulet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, “ si japonezi para gotës së çajit”.
“Qit Arben Vitinë kena me e majtë n’men gatë. Sa herë të na bjen naj grip, ka me na u kujtue ky tipi, tue majtë konferenca shtypi, herë si polic, herë si myfti, mandej ora policore, karantina, numrat e letërnjoftimeve, tenderat. Edhe ajo fotoja ku përkulet para Albin Kurtit, si japonezi para gotës së çajit. (Nji nga senet ma qesharake që kam pa në Japoni asht temenaja para se me e kap gotën e çajit.)”, tha ai./IndeksOnline/
Discussion about this post