Bordet e përkohshme të emëruara nga Qeveria Kurti e shkarkuan kryeshefin e Telekomit, të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe atë të Postës së Kosovës.Por, të tri këto vendime janë hedhur në ujë sot, ndërsa pritet kthimi i të tre kryeshefëve në krye të këtyre ndërmarrjeve.Për këtë ka marrë vendim Inspektorati i Punës, i cili ka gjetur shkelje të ligjit në të tri vendimet e bordeve për t’i shkarkuar tre kryeshefët, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë Kurti tha se nuk beson se kryeshefët e shkarkuar do të kthehen në punë.
“Së pari janë bordet e përkohshmë të këtyre ndërmarrjeve publike që i kanë marrë vendimet. Qeveria ka vendosur për këto borde, por jo për menaxhmentet. Gjithçka do të bëhet në bazë të ligjeve e rregulloreve, por nuk besoj që do të kthehen më”, tha Kurti pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.Me vendimet e Inspektoratit të Punës, bordet e përkohshme të Postës, Telekomit e KEK-ut obligohen që t’i anulojnë vendimet dhe Shefqet Avdijën, Bedri Istrefin dhe Njazi Thaçit t’i kthejnë në pozitat që i mbanin.
Sipas Inspektoratit të Punës, vendimet për këto tri shkarkime janë në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.Bordet obligohen gjithashtu ta njoftojnë Inspektoratin brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra lidhur me këto vendime.
Discussion about this post