Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 418 qytetarë, njofton Gazeta Evropa.
Ndërkaq, sipas këtij instituti, nga ky virus janë shëruar 67 pacientë.
Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës: komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste,
komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti.
Discussion about this post