Tashmë u kanë dalë pagat e tetorit të gjithë punëtorëve të cilët punojnë në institucionet e Kosovës, raporton Gazeta Evropa.
“Po, sot pa orës 16:00 më ka dalë paga për muajin e tetorit”, i ka thënë Gazetës Evropa një punëtor i Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Gazeta Evropa ka raportuar sot gjatë ditës se nga Thesari i Shtetit është bërë procesimi i pagave për të gjithë ata punëtorë që përfitojnë paga nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta.
Po ashtu, ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sot do të bëhet pagesa për dy muaj edhe për të gjithë përfituesit nga skemat sociale.
Ajo ka bërë me dije se mbi 24 mijë familje do të marrin sot dyfishin e asistencës sociale.
Discussion about this post