Vlora Dumoshi e LDK-së ka folur edhe për liderin e partisë që i takon, Isa Mustafën.
Ajo e ka përshkruar Mustafën si një person shumë të dedikuar në punë, duke theksuar se LDK është me fat që e ka atë kryetar.
“Është një fat i madh që LDK e ka një kryetar si Isa Mustafa unë kam pas fatin që të punojë shumë afër me të kam mësuar shumë nga kryetari. Ai iu jep hapësirë grave për të qenë pjesë e proceseve në shoqëri por edhe menaxhimin të cilin ai e bën si një ekonomist i shkëlqyer i cili me gjenerata ka qenë profesor. Është një njeri shumë i dedikuar në punën e tij, një njeri që e donë shtetin”, ka thënë Dumoshi.
Discussion about this post