Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën të martën e 3 nëntorit.Një garë e ngushtë e zhvilluar mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe atij republikan, Donald Trump, deri më tash nuk ka një rezultat final.
Këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, ka deklaruar hapur se është në anën e republikanëve, duke mbështetur Donald Trumpi për rizgjedhjen president të vendit.
Teksa numërimi po vazhdon, në një lidhje direkte për ABC, Bleona ka komentuar mbi rezultat e deritanishme të zgjedhjeve.
“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë të mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”, ka thënë Qereti.Ajo gjithashtu zbuloi se çfarë u tha bashkëkombësve të saj në Michigan javën e kaluar, kur interpretoi live në një koncert për shqiptarët që po mbështetnin Trumpin në Amerikë.
“Shqiptarëve u kam kujtuar që të mos harrojnë nga vinë… Nga një vend socialist. Trump është një nga njerëzit më të mirë që njoh”, ka thënë tutje Bleona.Këngëtarja shqiptare përndryshe vite më parë ka pasur rastin që të takohet personalisht me Donald Trumpin dhe e kishte uruar atë personalisht në vitin 2016 pas zgjedhjes president.
Discussion about this post