Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se 491 rastet e reja me koronavirus, vijnë nga këto komuna të Kosovës, shkruan Kosova24.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.137 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 491 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (72, 69 dhe 64 vjeç), Gjilan 3 raste (69, 66 dhe 65 vjeç), Prishtinë 2 raste (të dytë 79 vjeç), Drenas 1 rast (64 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 23.425 raste nga 104.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.634.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, komuna Gjilan 57 raste, komuna Pejë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Gjakovë 23 raste, komuna Podujevë 21 raste, komuna Mitrovicë 17 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Viti 11 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Kamenicë 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj dhe Shtime./Kosova24
Discussion about this post