Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Prishtina dhe shtatë komuna tjera janë me numër më të madh të rasteve me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai thekson se masat do të jenë më të ashpra ndaj këtyre komunave dhe se nuk përjashtohet mundësia e mbylljes njëjavore.
“Prishtina është atakuar shumë nga infeksioni, domosdoshmërisht duhet të jenë masat më të ashpra ndaj komunave tjera, janë më shumë se 7 komuna në gjendje të njëjtë me Prishtinën” tha Zemaj në Klan Kosova.
Zemaj po ashtu theksoi se asnjë nga kabineti qeveritar nuk i ka kundërshtuar këto masa, por vetëm se ka pasur ide dhe se i kanë diskutuar së bashku./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post