Policia në Pejë ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Valdet Xhavit Kasapit, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Sipas Policisë, personi i kërkuar është Valdet ( Xhavit) KASAPI i lindur me 15.03.1983 në Pejë, i cili kërkohet për katër raste për veprën penale “Vjedhje e rendë”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Discussion about this post