Zëvendësministri në ministrinë e Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i ka vazhduar sulmet në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa pak kohë më parë Haki Abazin e kësaj partie e ka quajtur argat të Serbisë, shkruan GazetaBlic.
Në një reagim tjetër të bërë në Facebook, Berisha ka thënë se në Vetëvendosje, sipas tij, strehë kanë gjetur vetëm spiunë të Serbisë, Rusisë dhe Greqisë.
“Nga kjo që po shihet ditëve të fundit, përfundimishtë po bindem se në Vetvendosje çdo gjë ka, vetëm Vetvendosje JO! Nga një lëvizje politike siç është menduar në fillim, kanë kaluar në një “sektë politik” ku kanë gjetur streh dhe vazhdojn misionet e tyre, që nga mbetjet e regjimit sllavo-komunist të ish Jugosllavis e deri te spijunët e shërbimeve sekrete të Serbisë, Rusisë, Rumanisë e Greqisë e deri te mbështetsit e ISIS-të dhe atyre që zotin e shohin si “gjygym çaji” dhe ndonjë i mashtruar që ju ka ndalur ora në vitin 1999! E vërteta mund të vonohet, por nuk ka “qare” një ditë pa dalur në dritë, thotë populli!”, ka shkruar ai në Facebook.
Pak më parë, Berisha ka shtruar edhe një pyetje se “cili është misioni i LVV-së në skenën politike të Kosovës”./GazetaBlic
Discussion about this post