Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë mbrëmë dekretit të presidentit Thaçi me anë të të cilit, Avdullah Hoti nga LDK ishte mandatuar për kryeministër të Kosovës.
Vendimi i Kushtetueses i ka hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka reaguar ende, mirëpo nga ish parteri i tij në Qeveri, LDK kanë paralajmëruar se më së largu deri të hënën Kosova do ta ketë qeverinë e re të udhëhequr nga Hoti.
Formimi i Qeverisë së re do të bëjë që Albin Kurti të mos jetë as deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.
Përveç Kurtit, edhe disa nga figurat më të njohura të kësaj partie nuk mund ta ushtrojnë funksionin e deputetit, përfshirë Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën, Haki Abazin e Xhelal Sveçlën
Kjo, pasi që Kurti dhe të tjerët, kanë dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe nuk mund të votohen sërish.
Vendimi i Kushtetueses nuk është pritur mirë në Lëvizjen Vetëvendosje, e krerët e saj madje kanë paralajmëruar edhe për revoltë qytetare. /Reporteri.net
Discussion about this post