Prishtina Weather në faqen zyrtare në “facebook” ka njoftuar se moti jo i qëndrueshëm në Kosovë me rrebeshe të herëpashershme të shiut do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme.
Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë kohore dhe pak nën vlerat mesatare. Minimalet do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 15C deri 18C.
Ngritje të temperaturave do të ketë kah fundi i javës që po vjen.
Njoftimi i plotë:
Mot i freskët, jostabil dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu mbetet deri nga mesi i javës së ardhshme.
29.05.2020 – Moti jostabil dhe më i freskët që po mbretëron këto ditë, do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës si dhe ditëve të para të javës së parë të muajit qershor. Kohëpaskohe do të ketë rrebeshe shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Sipas parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme pritet rritje e temperaturave si dhe më shumë intervale me diell.
30.05 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me mundësi për bubullimë.
31.05 – Freskët, kryesisht vranët. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu
1.06 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.
2.06 – Freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
3.06 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu.
Temperaturat mbeten të ulëta për këtë periudhë kohore dhe pak nën vlerat mesatare. Minimalet do të luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet nga 15C deri 18C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-7m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres përreth vlerave normale.
Discussion about this post