Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se nuk do të ketë edhe jë herë mbyllje totale në Kosovë, dhe se bizneset do të vazhdojnë punën.
Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Koaovës ka thënë se është e lehtë të menaxhohet pandemia me qytetarë të mbyllur, por Qeveria Hoti nuk do ta bëjë këtë.
“Qeveria Hoti nuk qeveris me mentalitetin e përjashtimit apo regresit, prandaj ne nuk kthehemi në mbylljen totale, sepse është e lehtë të menaxhosh pandeminë me qytetarë të mbyllur. Nuk guxojmë te ndalim jetën me mbyllje, jo biznese të mbyllura por të hapur me zbatim rigoroz të masave”., ka thënë ai.
Zemaj ka theksuar se do të ketë shtim të testimeve, dhe sikurse në gjithë botën, ato sjellin më shumë raste pozitive.
Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë duke biseduar rreth menaxhimit të pandemisë në vend.
Discussion about this post