Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe votat ‘hua’ që ai ia ka kërkuar PDK-së, tha se është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota te fqinjët kur nuk i ka në shtëpinë e tij.
“Ky koncepti i Haradinajt për vota hua për mua është i pakuptimtë. Sepse sikur të vepronim ne me vota hua duhet t’i themi Haradinajt të na i kthej votat e vitit 2017 kur e bëmë kryeministër”, tha Krasniqi.
“Unë nuk e di përveç që e ka nominuar partia e tij që e mbështetë dikush tjetër për kandidat. Po kandidat i kujt është? Është kandidat i AAK-së apo është kandidat i koalicionit. Qysh del me lypë vota në fqinjë kur nuk i ke në shtëpi tënde njëherë. Unë i kam dëgjuar LDK-në dhe partitë tjera të koalicionit dhe asksuh nuk e ka mbështetë. Dhe qysh mundesh me kërku vota prej opozitës kir ende se ke asnjë votë të koalicionit”, tha Krasniqi, në Klan Kosova.
Krasniqi mes tjerash tregoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe e cilësoi si joetike mënyrën se si Haradinaj e ka nominuar veten për president që nga momenti kur Prokuroria e Hagës ka publikuar njoftimin për aktakuza.
“Kjo fazë nuk është e lehtë aspak për ne. Për ne është me rëndësi që ka mobizilim brenda strukturës së PDK-së që kanë gjetur forcën për të fuqizuar PDK-në”.
“Mandati i Thaçit kishte me kaluar në mars dhe do duhej të zgjidhej atëherë presidenti”, tha Krasniqi.
Discussion about this post