Në Lubjanë, një qytetar është gjobitur jo pak por 400 euro, vetëm pse ishte ulur në një vend publik, kishte ulur maskën dhe po hante një byrek me djathtë që kushton vetëm një euro.
Kjo çështje është kthyer në virale në rrjetet sociale në Slloveni dhe po flasin të gjithë; mediat, blogerët, por edhe në Parlament, opozita akuzoi qeverinë nacionaliste të Janes Janshas për sjellje të ashpër ndaj qytetarëve.
Ndërkaq, një prodhues i njohur byreku në kryeqytetin slloven ka bërë të ditur se do t’ia paguajë gjobën kompania e tij.
“Ne jemi në kërkim të njeriut të famshëm që pagoi një gjobë në Ljubjanë javën e kaluar pasi po hante byrek në shkallët e Kishës Françeskane. Ne duam ta pyesim se ku e bleu byrekun. Nëse vërtetohet se ai është byreku ynë, ne jemi të gatshëm t’i paguajmë gjobën ”, njoftoi në faqen e facebook-ut një nga rrjetet më të mëdha të prodhimit të byrekëve në Lubjanë.
Ndërkaq, policia sllovene pretendon se dënimi ishte i justifikuar, sepse djali nuk kishte veshur maskë në një vend publik në përputhje me rregulloren.
Discussion about this post