Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se pret që shpejt të ketë një zgjidhje, ose emrin e presidentit ose shkohet në zgjedhje.
Ai thotë se kjo situatë mund të zgjidhet nëse PDK hyn në një Qeveri, e cila do të ishte me bazë më të gjërë dhe kështu do të krijohej një stabilitet.
Ai ka thënë se Nisma vlerëson se duhet të zgjerohet koalicioni dhe të ecet përpara, sepse, sipas tij, nuk bën të shkohet në zgjedhje për shkak të presidentit.
“Duhet një tryezë ku ulën dhe bisedojnë kryetarët e partive për të parë si do të ecet përpara. Duhet racionalitet dhe të zgjidhet cështja e presidentit”, ka thënë ndër të tjera Sherifi në RTK.
Ai ka thënë se Limaj po bën përpjekje të vazhdueshme me arrit një marrëveshje për t’u ulur në tavolinë dhe të vendoset për presidentin.
“Ne mendojmë se presidenti duhet të zgjihdet sipas fuqisë politike. LDK dhe PDK duhet të zgjedhin mes presidentit dhe kryeministrit. Pra postet të përcaktohen në bazë të forcës politike”, ka shtuar ai.I pyetur për kandidaturën e Haradinajt për presidenti, ai ka thënë se janë disa politikan që mund të udhëheqin me postin e presidentit.
“Me po aq dinjitet dhe zotësi mund ta ushtroj postin e presidentit edhe Fatmir Limaj”, ka theksuar ai.
Discussion about this post