Djali i deputetit Haxhi Shala, Flakroni i cilu është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun. Ai dikur shante e kërcënonte përmes mesazheve një grua e cila u paraqit në media si e dashura e deputetit Shala, shkruan Reporteri.net.
Anxhelina Shala e cila paraqitej si e dashura e deputetit, pati publikuar disa fotografi ku shihet në krahët e e tij.
“Oj lavire oj magjupe heki kto foto se ti kurr me baben tem ski mu kan harro…boll naj mundove mo…je ka e bon veten ty met ardh nberlin me ta thy kryt. Turp turp turp pëe yu. Zhduku… Zoti ko me ta kthy ty kto nese u smuj”, I kishte shkruar ai Anxhelinës.
Kujtojmë se pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.
Discussion about this post