Në rrjete sociale është shpërndarë një video ku shihet lideri i LVV-së, Albin Kurti duke folur për anëtarin e kryesisë së këtij subjekti, Glauk Konjufcën.
Siç edhe shihet në këtë video të shkurtë, Kurti flet për lidhje familjare me Konjufcën.
Madje, për këtë e jep një shpjegim të çuditshëm.
“Baba i nanës të babës Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem..”, shihet teksa thotë Kurti derisa në krah të tij shihet edhe kandidati i këtij subjekti për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Personat që po e dëgjojnë këtë fjalim të çuditshëm të Kurtit pastaj ja plasin gazit
Discussion about this post