Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për Periskopin, lidhur me paralajmërimet e Vetëvendosjes se do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj të hyjë në Kuvend.
Z.Mustafa ka thënë se këto janë ‘sjellje jodemokratike dhe banditezke”. Ai ka thënë se Vetëvendosjes i nevojiten edhe ‘bishtat e sakicave të Shpejtim Bulliqit”
“Vetëgjyqësia në sallën e kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme. Një sjellje e tillë është jodemoktatike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka thënë Mustafa për Periskopin.
Discussion about this post