Ish-bashkëpunëtori i kolonelit Ahmet Krasniqi, Sefedin Krasniqi, ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës.
Ai ka thënë se VV-ja ka të drejtë që të gëzohet, por jo të kalojë në ekstazë, përcjell Bota sot.
Krasniqi ka theksuar se Isa Mustafa duhet të shkojë nga LDK-ja, por para kësaj të përjashtojë nga partia Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin.
Reagimi i tij në Facebook:
Gëzimi i LVV-së
Lexova disa komente të disa anëtarëve të LVV-së dhe gëzimi i tyre m’i ngjau një thirrjes të një mikut tim të adoleshencës që kur gëzohej dikush përtej normales, i thonte: “Mos u bë si ‘gabel’ që në livadh po i gjeti 5 dinarë, gjithë natën s’e merr gjumi”.
Mirë, ta zëmë që kanë të drejtë gëzohen, por jo të kalojnë në ekstazë. Për t’ia shtuar dozën gëzimit, po thërrasin me sa kanë zë që Vjosa t’iu bashkohet! Nga ana tjetër po kërkojnë ikjen e Ises. Isa edhe une them se duhet të shkojë, por në asnjë mënyrë pa i përjashtuar nga LDK; Vjosen dhe Haxhi Avdylin.
Kjo do t’ishte për mua gëzimi i dytë prej që është kryetar i LDK-së. Të parin s’po e ceku këtu, sepse ka goditje shpërthyese në shumë drejtime.
NB: Nga të gjithë anëtarët e LDK-së që kanë ndejtur me tespi në duar duke u lutur për humbjen e LDK-së, sepse para 25 viteve, “Isa e paska shantazhuar Rugovën”, përveç Haxhi Abdylit, askush nuk po bëhet i gjallë.
Discussion about this post