Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga ish-shefi i tij partiak, Albin Kurti që t’i publikojë pakat e zyrtarëve të VV’së, shkruan Gazeta Metro.
Molliqaj në RTK e ka quajtur rrenë publike deklarimin e Kurtit se pas largimit të Molliqajt nga VV, është zvogëluar pabarazia sociale.
“Është rrenë publike e Kurtit dhe kjo mund të faktohet dhe i bëjë ftesë publike Vetëvendosjes t’i bëjë publike pagat brenda partisë dhe t’i shihni dallimet”, ka thënë ai.
Molliqaj tutje shtoi se nëse gjatë kësaj kohe janë zvogëluar pagat e zyrtarëve të VV’së dhe është ngushtuar hendeku social, ai kërkon falje.
“Në Vetëvendosje është rritur pabarazia dhe jo vetëm në rrafshin ekonomik, por edhe në atë të demokracisë. Tash e kemi një njeri që bën shoh në VV dhe të tjerët nuk bëjnë asgjë aty. Një herë e lëshon një deklaratë për Gjykatën Speciale dhe del mbështetje të atyre që janë në Hagë, pas dy javësh e thonë të kundërtën”, ka thënë Molliqaj.
Discussion about this post