Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, vlerëson se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka guxim për të qeverisur.
“Ia kemi dhënë mundësinë, guximin nuk ia jep askush. Qeveria Kurti, ai personalisht e ka vënë në pikëpyetje raportin me SHBA-në. Përmendte, thika në harta, gjak, shampanjë, ndërkohë refuzonte të shkonte në SHBA. I thoshim po shkojmë, por nuk do të pranojmë diçka të dëmshme”.
“Kemi menduar që në SHBA dhe nga SHBA çështja e ndarjes së Kosovës nuk është trajtuar asnjëherë seriozisht dhe këtë e konfirmuam”, është shprehur Selmanaj.Selmanaj në Rubikon ka thënë se Kosova nuk mund ta personalizojë asnjë çështje me asnjë prej personaliteteve amerikane, kushdo qofshin ata.
“Tendenca për personalizim është tendencë për të denigruar rolin e SHBA-së. Frekuencat e Kurtit dhe ata që përfaqësojnë SHBA-në nuk kanë akordancë. Nuk janë në frekuenca të njëjta, ka një shkarje diku, diku devijohet”.Për 52 ditë qeverisje, sipas Selmanajt, Qeveria Kurti ngjalli shumë pikëpyetje për vendet mike.“Koha do t’i dëshmojë të gjitha. Nuk është hera e parë. Historia më e re e Kosovës tregon se Kurti ka qenë në anën e kundërt me ngjarjet e mëdha. Pse fati nuk e vendosi një herë që të jetë një herë në këto rryma, nga Rambuje, kundër Ahtisaari, Vjenës, EULEX, pavarësisë, simboleve, Kushtetutës… Çudi! Njerëzit kanë filluar ta pranojnë këtë: hajt se ka ndryshuar. Ndryshimi i madh i politikanit duhet të jetë frikë, jo vlerë. Rreziku më i madh është pse po ndryshon kaq shpejt”.
Discussion about this post