Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija ka thënë se përkundër që kjo parti ka pësuar rënie edhe në bastionet e saj, siç ka thënë ai, do qëndrojë në skenë edhe për shumë vite, shkruan GazetaBlic.
Haraqija për “Expose” – prodhim i GazetaBlic, ka thënë se LDK-ja, sipas tij, i duhet mbarë kombit shqiptar.
Ai ka akuzuar partinë e Albin Kurtit se është formuar, siç ka thënë Haraqija, nga SHIK-u dhe PDK-ja.
“LDK-ja do të ekzistojë edhe shumë vite, jo vetëm që do të ekzistojë, por LDK-ja i vyen mbarë kombit shqiptar. Është parti institucionaliste, që formon dhe ruan shtetin. Gjitha këto parti në Kosovë, PDK, AAK dhe Vetëvendosje, pa LDK-në s’kanë mundur të vinë në pushtet. Për VV-në kam thënë shumë shpesh që është formuar nga vetë SHIK-u, PDK-ja e ka formuar, po i kanë dalë prej dorës”, ka thënë Haraqija./GazetaBlic
Discussion about this post