Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, me anë të një shkrimi në Faceboook ka thënë se përveç Listës Serbe, ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nuk e votoi as Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.
Në profilin e tij zyrtar, Berisha e nisin shkrimin duke thënë se “Lëvizja VV dhe Lista Serbska nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”.
Tutje, ai tha se është kureshtar ta dijë nëse deputetët që nuk e votuan këtë ligj, a do t’i shfrytëzojnë benefitet e këtij ligji.
“Jam shumë kurreshtar që ta dijë kur vjen momenti, a do t’i shfrytëzojn benifitet që dalin nga ligji që u votua sot ne Kuvendin e Kosovës, këta deputet dhe mbështetsit e tyre”, pyeti Berisha.
Kujtojmë se ligji për Rimëkëmbje Ekonomike kaloi sot në Kuvend me mbështetjen e PDK’së.
Ata që nuk e votuan, Lëvizja Vetëvendosje, deklaruan duke thënë se propozimi i ligjit ishte gabim i madh, për shkak se nga ky ligj do të përfitojnë burokratët në Kosovë, e jo populli.
Discussion about this post