Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Blerta Deliu thotë se raporti i Parlamentit Evropian ka qëllim diskreditimin e institucioneve të Kosovës dhe kompromentimin e politikës amerikane në rajon.Kjo thotë ajo po bëhet duke konspiruar situata të paqena përmes metodës së njohur ruse të dezinformimit.Ky raport sipas saj duhet të shërbejë si alarm vetëdijësimi sepse po anon në shërbim të një subjekti politik i cili uhstron politika konfliktuoze me administratat amerikane dhe zbaton politikat e eksponentëve të caktuar evropian, përcjellë Gazeta Blic.
Sipas saj, raporti sulmon shtetësinë e Kosovës duke aluduar në paaftësinë tonë për të zgjedhur institucione demokratike.
Ky është postimi i saj i plotë:Raporti i Parlamentit Evropian ka qëllim të diskreditimit të institucioneve demokratike të Kosovës dhe komprometimit të politikës amerikane në Kosovë dhe rajon duke konspiruar situata të paqena nëpërmjet metodës së njohur ruse të përhapjes së dezinformatave.
Raportet anuese në shërbim të një subjekti të caktuar politik, i cili ushtron politika konfliktuoze me të gjitha administratat amerikane dhe zbaton politikat e eksponentëve të caktuar evropian, të cilët mbajnë qëndrim të hapur kundër pavarësisë së Kosovës dhe mbështesin politikat që mëtojnë zhbërjen e shtetësisë së Kosovës duhet të shërbejnë si alarm vetëdijësimi për gjithë shoqërinë.
Raporti sulmon fundamentin e shtetësisë së Kosovës duke aluduar në paaftësinë tonë për të zgjedhur institucione demokratike, në mënyrë demokratike.
Prandaj, Raporti është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Kosovës dhe nuk ka të bëjë fare me sqarimin e ndonjë situate rivaliteti të brendshëm politik në Kosovë.
Discussion about this post