Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka folur sërish rreth shkarkimit të djalit të tij Flakronit nga pozita e Konsullt të Përgjithshëm në Pragë.
Shala në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se është çuditur me Vjosa Osmanin duke theksuar se ajo duhet të merret me burrin dhe familjen e saj.
“Mu me çudit vetë presidentja. Presidentja nuk është mirë të na shet moral neve. Ne e dimë qysh është gradu burri i saj. Ajo për me shitë moral, se është e gjinisë femërore dhe nuk kam qef me u marrë me këtë. Qysh u gradu ai a shkoi me konkurs a qysh. A duhet me u marrë pak presidentja me burrë të vetë, me familje të vetë, pastaj me na shitë neve moral.
“Njihemi na të gjithë, Kosova është e vogël. Asnjëherë, nuk kam asgjë personale, bile kam pasur raporte të mira me të edhe në komisone edhe në parlament, vetëm mos t’i dëmton rininë me vendime populliste. Kjo më ka shqetësu më së shumti, jo për Flakronin”, tha Shala./Express/
Discussion about this post