Publicisti Valon Syla, ka thënë se sondazhet e fundit flasin se subjekti politik, AAK, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, e që po pretendon të bëhet president, do të marrë vetëm rreth 6 për qind në zgjedhjet e ardhshme nacionale, shkruan Gazeta Metro.
Syla ka thënë se askush nuk mund të bëhet president apo kryeministër me 6% të votave.
Sipas tij sondazhet e fundit flasin se AAK dhe lideri i saj Ramush Haradinaj do të marrë 6%, ndërsa duke llogaritur marzhën e gabimeve 2%, ky subjekt mund të arrij maksimalisht 8%.
Duke pasur parasysh këtë përqindje të vogël, Syla ka thënë se pozita e presidentit për subjektin e Haradinajt është jashtë çdo arsye politike.
Postimi i plotë:
Ne dy sondazhe të fundit… edhe ato të VV’së edhe atë të PDK’së… Ramush Haradinaj me AAK del 6%. Marzhina e gabimeve të sondazhit është 2% max.
Kjo i bjen që AAK sillet prej 4% deri në 8% max dhe me kërku me u bë Presidnet është jashtë çdo rezoni, apo arsye politike.
Tash pritni Zgjedhje 100%.
Discussion about this post