Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar tashmë u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, ish-kandidate për kryeministër nga radhët e LDK’së, për mënyrën e bërjes së fushatës përgjatë zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.
Tahiri, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka deklaruar se duhet studiuar mënyra se si LDK’ja me Vjosën humbi zgjedhjet, përcjell Gazeta Express.
“LDK e ka pasë një epërsi të madhe në zgjedhje ndaj LVV’së. Fushata e gabume e LDK’së, si dhe mesazhet e gabuara në të e kanë bërë që të bie nga 30% në 24%, ndërsa Albini me u rritë nga 22 në 25 për qind”, ka thënë ai.
Sipas tij, LDK krijoi rehati nga sondazhet e ardha para zgjedhjeve të fundit qendrore.
“Kur t’vjen momenti, kur t’vendosin të gjitha partitë me e mobilizu bazën e tyre, ajo është situatë tjetër. Nëse ne kishim nejtë komod në sondazhe që i kemi marrë më 23 gusht, PDK do kishte 3 deputetë më pak”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Discussion about this post