Kandidati i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se nuk e voton asnjë kandidat tjetër për president, vetëm liderin e partisë së tij, Ramush Haradinajn.
Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Demaliaj tha se edhe nëse AAK ndërron qëndrimin për president, ai personalisht nuk e voton asnjë kandidat tjetër, shkruanReporteri.net.
Ai ka thënë se asnjë nga partitë nuk kanë ofruar një opsion për zgjidhjen e çështjes së postit të presidentit.
“Nëse AAK e ndërron qëndrimin për president, unë personalisht nuk votoj asnjë kandidat tjetër përveç z.Haradinaj. subjektet tjera politike nuk kanë ofruar asnjë kandidat. Ne jemi në një koalicion me LDK-në, këta nuk kanë ofruar alternativë. Ka qenë edhe një deklaratë e Mustafës se presidenti i takon PDK-së. Askush nuk është kundër, por deri tani nuk kanë ofruar asnjë opsion për zgjidhjen e këtij problemi. Zgjedhjet janë zgjidhje.”, ka thënë Demalia
Discussion about this post