Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kohës sa kishte qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte gjetur kohë edhe për pak relaks.
Gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar takime të shuma më liderë botërorë për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit atje, Thaçi ka pasur rastin që të darkojë dhe takohet me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokce.
Në një InstaStory që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur Nusret i ka përgatitur biftekun presidentit të Kosovës.
Hashim Thaçi ka darkuar në filialin e kuzhinierit Gokce në New York, i cili ka plot të tilla në shumë vende të botës.
Mirëpo, ai duket të ketë pasur rastin që të shijojë ushqimin e përgatitur nga vet kuzhinieri që e bëri restorantin të famshëm, për arsye se edhe ndodhet këto ditë në New York. /Telegrafi/
Kujtojmë se darkimi në një restorant të till kushton shtrejtë, dhe disa nga ushqimet që servohen në këtë restorant kalojnë shumën e 1000 dollarëve.
Discussion about this post