Një debat rreth kapjes dhe çkapjes së shtetit ndodhi mes aktivistit Rron Gjinvoci dhe gazetarit Valon Syla, i cili i thoshte Gjinovcit se tri shtyllat e shoqërisë në Kosovë nuk janë të kapura.
Unë po e kuptoj kritikën e Rronit edhe të gjeneratës së tij që e sheh gjithçka si kapje të shtetit. Unë nuk jam përfaqësues i kapjes së shtetit, në esencë unë mendoj që shteti është jokompetent, është i pazotë dhe nuk i kryen punët e veta shpeshherë, sidomos në pjesën e drejtësisë. Por kjo nuk do të thotë që është i kapur.
Tri shtyllat e shoqërisë sonë nuk janë të kapura”, i thotë Syla-Gjinovcit.
“Ti pom shtin mu me besu që Haki Abazi ka me ma çkap mu shtetin, ti pom shtin mu me besu që Albulena Haxhiu kur vjen në Ministrinë e Drejtësisë te na ka mu bo Kombet e Bashkume ktu dhe paqja që thotë Agim Bahtiri mbi Ibër me një pëllumb. Se edhe ti e lëshojshe një pëllumb në protestat paqësore”, vazhdon Syla.
Discussion about this post