Familjet kosovare po dalin të kenë pikëpamje të ndryshme politike.
I aderuari më i ri i PDK-së, njëherit kandidatë për deputet, Asllan Bajrami po del të ketë një rivale në politike për brenda familjes – raporton Syri.net
Nusja e djalit të tij, është kandidate për deputet nga radhët e Nismës, bëhet fjalë për Valentina Bajramin.
Asllan Bajrami po hynë në politike e do t’i mas forcat për herë të parë, ndërsa reja e tij ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e zgjedhjeve duke garuar si deputet. Por, Valentina Bajrami nuk ka arritur asnjëherë të marr mjaftueshëm vota për t’u bërë deputete.
Se a do të kemi dy përfaqësues në Kuvend nga familja Bajrami, mbetet të shihet me 14 shkurt.
Discussion about this post