Një foto virale që kapi vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale ka qenë padyshim ajo e një djaloshi të vogël, i cili bënte detyrat e shtëpisë nën dritën e një shtylle në rrugë.
11-vjeçari Víctor Martín Angulo Córdoba nga Peruja preku zemrën e miliona personave dhe pikërisht për shkak të kësaj fotoje, jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.Fotoja i ra në sy edhe milionerit 31-vjeçar Yaqoob Yusuf Ahmed Mubarak, një filantrop nga Bahrain. Pasi ai mësoi mbi jetën e vështirë që vogëlushi bënte dhe shkoi ta ndihmonte, transmeton 33shi.
Ai i ndërtoi një shtëpi të pajisur me elektricitet dhe ndihmoi nënën e tij të hapte biznesin e saj. Milioneri rrëfeu më pas se ai kishte bërë një jetë të ngjashme me atë të Victorit në fëmijëri. /33shi.com
SHTESË:
Peru, emri zyrtar Republika e Perusë është shtet që shtrihet në Perëndim të Amerikës Jugore. Në Veri kufizohet me Ekuadorin dhe Kolumbinë, në Lindje me Brazilin, në Jug-Lindje me Bolivinë, në Jug me Kilin, dhe në Perëndim ka dalje në Oqeanin Paqësor.
Territori i Perusë përbëhet nga 25 regjione (Spanjisht: regiones; njëjës: región). Regjionet pastaj ndahen në krahina. Peru ka në përgjithësi 180 krahina me rreth 1747 rrethe.
Krahina Lima që shtrihet në qendrën e bregdetit të Perusë është regjion i pavarur, në këtë krahinë gjendet edhe kryeqyteti Lima i quajtur Lima Metropolitana.
Më 2002 ndarja administrative e Perusë zyrtarisht bëhet në 24 departamente(spanjisht:departamentos). Por në praktikë përdoren termet për regjione.
Amerika Jugore është me një sipërfaqe prej 17.843.000 km² dhe një popullsi prej 355.070.540 banorësh, kontinenti i katërt më i madh i tokës.
Amerika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit të Amerikës. Ajo shtrihet ndërmjet detit të Karaibeve, në veri, Oqeanit Atlantik, në lindje dhe Oqeanit Paqësor, në perëndim. Është i vetmi kontinenticili i afrohet më shumë Antarktikut – 1000 km. Ekuadori e ndan në dy pjesë jo të barabarta. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në Hemisferën jugore. Sipas formës dhe pozitës gjeografike, i ngjan shumë kontinentit të Afrikës.Afrika dhe Amerika Jugore kane qene nje e vetme.Kur toka levizi me nje grade drejt diellit Amerika Jugore u nda nga Afrika dhe njera pjese mbeti Amazon ndersa tjetra Sahara.Me pas Meksika u bashkua me Ameriken Jugore.
Amerika Jugore gjendet larg rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare, ujore dhe ajrore, dhe larg kontinenteve të zhvilluara. Me Amerikën e Mesme lidhet me kanalin e Panamasë dhe detin e karaibeve, ndërsa Oqeani Atlantik e lidh me Afrikën dhe Evropën. Amerika Jugore bashkë me Amerikën e Mesme ndryshe quhet Amerika Latine, për shkak se fliten gjuhët spanjolle dhe portugeze.
Discussion about this post