Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pas zyrtarizimit nga KQZ se listës së Vetëvendosjes do t’i prijë Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.
Olluri tha se Kurti nuk e bëri bartës të listës Glauk Konjufcën, njeriu që ia ka kushtuar një jetë Vetëvendosjes dhe protestave të saj.
Ai ka thënë se Kurti vendosi ta bëj bartës të listës së VV’së, Vjosa Osmanin, politikanen e cila e quajti atë si “Hugo Chavez”.
“Albini nuk e beri bartes te listes Glaukun, njeriun qe ia ka kushtuar nje jete VV-se dhe protestave te saj.E beri Vjosa Osmanin, e cila deklaratat me te famshme ne karrieren e saj politike i ka: “Une ne Vetevendosje kurre, kurre, kuerr”, dhe “Albini eshte si Hugo Chavez”. Urime e suksese!”, ka shkruar Olluri./gazetametro.net
Discussion about this post