Tashmë Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ka një ndryshim të kandidaturave për kryeministër nga disa parti politike, anipse shumica sërish kanë hyrë me kandidatët e njëjtë.
Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj radhe kandidon me Avdullah Hotin, për dallim nga viti 2019 kur kishte kandiduar me Vjosa Osmanin e cila kishte arritur një numër të madh të votave.
Ani pse Hoti kishte pësuar humbje të thellë më 2017, ai sërish mori përkrahjen e partisë për të kandiduar edhe njëherë për të parin e ekzekutivit.
Veriu.info mëson se kandidatura e Hotit erdhi si kompromis brenda figurave të rëndësishme në LDK, sipas të cilit nëse Hoti nuk arrin të ruajë votën e LDK-së të vitit 2019 atëherë kjo parti do të hyjë në një proces të brendshëm zgjedhor.
Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Imri Ahmeti, Gazmend Muahxheri e disa figura tjera do të kërkojnë proces zgjedhor, kurse si u.d. të kryetarit të vendosin Lumir Abdixhikun i cili do ta drejtojë LDK-në deri në përfundim të procesit të brendshëm zgjedhor.
Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda LDK-së se ky ishte kushti kryesor që figurat qendrore të apostrofuara më lartë të mbështesin kandidaturën e Hotit për kryeministër.
Discussion about this post