Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka folur për sjelljen e pahijshme të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri në një tubim elektoral në këtë qytet.
Agim Bahtiri ofendoi rëndë një qytetar që dëshiroi t’i bëjë një pyetje Kurtit.
Kurti tha se nuk pajtohet me atë sjellje dhe se nuk iu duk dramatike aq sa e bërë Bahtri.
“Nuk pajtohet fare me atë gjest dhe atë sjellje. Mua nuk mu dok dramatike si kryetarit të komunës dhe jo aq dramatike sa u bë në media”, tha ai në kallxo.com, shkruan Periskopi.
Tutje, Kurti tha se nuk ka informacion nëse sjellja e Agim Bahtrit është dërguar në komisione diciplinore të VV’së.
Discussion about this post